Mehaj: Kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e FSK-së

14 dhjetor 2021 | 10:30

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në trevjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se sot kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së.

“Sot, në trevjetorin e miratimit të pakosë ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së krahas themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme, duke qenë të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë”.

“Gëzuar bashkë me SHBA-në, aleatin tonë të pazëvendësueshëm që njohu dhe mbështeti deri në fund vullnetin tonë për Ushtrinë që kemi.Gëzuar bashkë edhe me gjithë aleatët tjerë!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Mehaj ka theksuar se tashme vazhdojnë rrugëtimin përpara drejtë realizimit të vizionit tonë: “Ushtrinë tonë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate”, ka shkruar ministri Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në…