Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën në selinë blu

14 dhjetor 2021 | 10:38

Ambasadorët e pesë vendeve, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe ai i BE-së pritet të takohen me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha një ditë pas tensioneve të shtuara në selinë blu.

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha hyri një ditë më parë në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Ai tha se anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD-së, të zgjedhur në Kuvendin e 11 dhjetorit do zhvillojnë mbledhje në shtëpinë e demokratëve, me qëllim diskutimin e problemeve të rëndësishme të të ardhmes.

Berisha deklaroi se me zyrën e Bashës nuk ka askush punë, duke theksuar se “vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.

“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër. Në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit. Ne nuk kemi punë në zyrën e Bashës. I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vet”, tha Berisha më pas për mediat.

Sa ai përket kallëzimit në SPAK, ai u shpreh se është një firmë turpi, duke e quajtur deputet Bashën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona kanë vdekur pasi një veturë me targa të…