Tadiqi: Veselinoviqi ishte arrestuar gjatë mandatit tim, e liroi Vuçiqi

14 dhjetor 2021 | 11:57

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka folur për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, që janë sanksionuar nga ShBA-ja për shkak të aktivitetit të tyre si grup i organizuar kriminal.

Tadiqi ka thënë se Veselinoviqi ishte aktiv në veprime kriminale edhe gjatë kohës sa ai ishte në krye të shtetit serb, megjithëse tha se ai ishte arrestuar dhe ishte liruar më pas nga qeveria aktuale serbe.

“Ne kishim informacion të mjaftueshëm se ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale, sepse pas një dekade kemi një dënim për lidhjen me autoritetet serbe”, ka thënë Tadiqi në “N1”, duke shtuar se amerikanët hetojnë gjatë dhe tërësisht, por pasi të mbarojnë hetimi, është i mbyllur dhe i zbatueshëm në mënyrë të sigurt para gjykatave.

I pyetur nëse sanksionet e ShBA-së do të preknin lidershipin politikë të Serbisë, Tadiqi ka thënë se Veselinoviqi dhe Radoiçiqi janë “pa dyshim figura politike” dhe qëndronin pas Listës Serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se ata dy si u takuan në jahte me politikanë shqiptarë të Kosovës, ndërsa në Serbi morën pjesë në bordin kryesor të Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën është mbajtur klinika online për trajnerët e gjeneratave…