Kryetari i PDK-së përkujton komandantin Mujë Krasniqi me shokë

14 dhjetor 2021 | 12:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar komandantin Mujë Krasniqi me shokë në 23-vjetorin e rënies së tyre.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se falë guximit dhe sakrificës së Mujës dhe shokëve të tij, Kosova është e lirë.

“23 vjet më parë, me 14 dhjetor 1998, ranë heroikisht në frontin e lirisë, komandant Mujë Krasniqi me shumë bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së. Muja, atëherë kur nuk ishte duke luftuar, i këndonte Atdheut e ditëve të bardha që e prisnin vendin tonë. Sot, falë heroizmit, guximit dhe sakrificës së Mujës e shokëve të tij, Kosova është e lirë, e pavarur, e këngët e tij dëgjohen ngado. Lavdi heronjve të UÇK-së!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka folur për Zvonko Veselinoviqin…