Kloppi: Do të jetë sfidë e vështirë ndaj Interit 

14 dhjetor 2021 | 12:04

Për Interin shorti ishte shumë i vështirë, pasi i vendosi një nga rivalët më të vështirë të mundshëm, Liverpoolin.

Një ndeshje e denjë për një duel të fazë së 1/8-ve, teksa Jurgen Klopp është i kënaqur që do të rikthehet shumë shpejt në “San Siro” në harkun e pak javëve, pasi sfidoi për herë të parë Milanin.

“Prita 54 vite për të luajtur për herë të parë në ‘San Siro’, tani më ndodh dy herë brenda tri muajve. Mirë, mirë! Me siguri që do të jetë një ndeshje e vështirë. Interi është kampioni në fuqi dhe një skuadër e mirë për momentin. Të shohim se në ç’moment do të arrijmë në muajin shkurt. Alexis Sanchez dhe Dzeko kanë bërë shumë mirë deri më tani, por është edhe Lautaro, një nga sulmuesit më të spikatur. Simeone Inzaghi është në vitin e parë në krye të kampionëve në fuqi, por ne jemi Liverpooli dhe jemi mësuar me ndeshje të tilla. Nuk është e thjeshtë por gjithçka është e mundur”, ka deklaruar Klopp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…