Lahi Brahimaj flet për trimërinë e Mujë Krasniqit

14 dhjetor 2021 | 12:18

Mujë Krasniqi – komandant Kapuçi në 23-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar nga miku i tij i ngushtë, Lahi Brahimaj.

Brahimaj ka thënë se Muja ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe një komandant shumë i zoti, i cili ka bërë rezistencë deri në flijim.

“Përulemi para veprës së heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan ndër breza që të bëhet shteti”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Brahimajt:

Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë

Në 23-vjetorin e rënies së mikut tim më të afërt, Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve.

Me Mujën kisha fatin të njihem në kullën time, isha bashkë me të në kullën  e Mujë Halil Krasniqit si dhe në kullat e Jasharajve.

Sot 23 vjet nga mëngjesi 14 dhjetorit të vitit 1998, të vendi i quajtur “Likenet e Hasit”, ranë dëshmorët e kombit me në krye me komandantin Mujë Krasniqi, bashkë me te vëllain  Alin e Bashkim Krasniqi, Afrim Musliu, Agim e Rifat Mziu, Agron Mehmeti, Arben Hyseni, Astrit e Bekim Bytyçi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver , Isa e Qamil Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Ramadan e Sylejman Elshani, Maliq Karaçica, Selim Selimi, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.

Muja ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së, një komandant shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim, mbrojtjen e trojeve të veta e kishte në rend të parë edhe para jetës së tij.

Ky është dhjetori i luftëtarëve të mëdhenj, por edhe i vendimeve të mëdha.

Sot është edhe trevjetori nga dita themelimit të Ushtrisë së Kosovës nga bashkëluftëtari i Mujës dhe heronjve të tjerë gjeneral Ramush Haradinaj, kjo ushtri u arrit falë heronjve tanë, dhe familjeve që sakrifikuan shumë, familja Jashari, komandanti legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajazit, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Adrian Krasniqi, dhe të plotë heronjve, gjaku i të cilëve është në themel të pavarësisë e sovranitetit, të cilin tani e tutje do ta ruaj me krenari, ushtria jonë bashkë me aleatët perëndimorë.

Përulemi para veprës së heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan ndër breza që të bëhet shteti.

LAVDI përjetë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të…