Deputetja e “Guxo” e kritikon qeverinë Kurti

14 dhjetor 2021 | 18:09

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo”, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për përfshirjen e Projektligjit për paga në agjendën legjislative për këtë vit.

Ajo në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, tha se pajtohet me kritikat e opozitës vetëm për këtë pikë, ndërsa pjesa tjetër është teknike dhe estetike.

“Nëse është një çështje që pajtohem është fakti i kritikës së opozitës se ky ligj nuk është dashur të jetë për sivjet. Pasi qeveria e ka tendencën për t’i trajtuar projektligjet në mënyrë përmbajtjesore dhe si e tillë është dashur të reflektojë në start që mos të sillet në tetor të këtij viti”, tha ajo.

“Është elementi dhe kritika e vetme që deri diku jam dakord, por pjesa tjetër e kritikës është teknike dhe estetike”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. dr. Fejzulla BERISHA, Profesor në Universitetin Publik-Fakulteti i Drejtësisë. …