Fillon konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

15 dhjetor 2021 | 15:44

Në Dhomave të Specializuara në Hagë ka nisur konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në këtë konferencë statusore të pandehurit nuk po marrin pjesë fizikisht në Dhomat e Specializuara. Ata seancën  po e ndjekin përmes video-lidhjes.

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për shkarkimin e pesë anëtarëve…