![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/Rizvanolli-600x360-1.jpg)
Ministrja Rizvanolli: Presim nga Shqipëria për të na ndihmuar me energji elektrike
15 dhjetor 2021
| 19:34
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se qysh më parë është themeluar task-forca në rast se Kosovën do ta prekte kriza energjetike.
Gjatë konferencës për media, ku ishte e shoqëruar edhe nga kryeministri Albin Kurti, ajo ka treguar se janë bërë përpjekje për të biseduar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të parë mundësitë që të këmbejmë energji.
“Por ka qenë e vështirë pasi të dy këto shtete janë në krizë energjetike që nga muaji tetor. Mirëpo ne jemi në komunikim të vazhdueshëm në baza ditore, sidomos me Republikën e Shqipërisë që të na ndihmojë në këto ditë me anë të këmbimit të energjisë”, ka deklaruar Rizvanolli.