Prokuroria dhe Gjykata Speciale vazhdojnë të dëmtojnë Kosovën seriozisht

15 dhjetor 2021 | 20:17

Uk Lushi, ish-luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, ka thënë se Prokuroria dhe Gjykata Speciale vazhdojnë të dëmtojnë Kosovën seriozisht.

Ai ka thënë se kjo po ndodh edhe për fajin e mosreagimit të Qeverisë, Presidencës dhe të të ashtuquajturës shoqëri civile e cila merr miliona euro në emër të Kosovës.

“Qeveria, Presidenca dhe bullushkushët e shoqërisë civile duhet të ngriten në mbrotje të policisë së Kosovës sepse ajo ka kapacitete dhe profesionalizëm”.

“Duke mos reaguar Qeveria, Presidenca dhe përfituesit e milionave nga shoqëria civile ndihmojnë në mospranimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera të rëndësishme rajonale dhe botërore”, ka shkruar Lushi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se: “E keni detyrë të flisni dhe tregoni që policia e Kosovës ka aftësi, përgatitje dhe mjete të sigurojë dhe garantojë mbrojtjen nga liria dhe izolimin e nevojshëm siç do cilado gjykatë e Kosovës të secilit qytetar të Kosovës”.

“Heshtja juaj i jep municion Serbisë, kundërshtarëve dhe armiqve të Kosovës të pretendojnë se nuk jemi gati për Interpol si çdo shtet tjetër. Folni! Thuajeni të vërtetën dhe kryejeni detyrën qytetare për të mbrojtur shtetin sepse të gjithe paguheni duke ju falënderuar shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Lushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, në formë elektronike, sot ka mbajtur mbledhjen…