Danimarka do të huazojë 300 çeli në burgjet e Kosovës

15 dhjetor 2021 | 21:29

Shteti i Danimarkës do të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës, kjo sepse të dyja vendet tashmë kanë nënshkruar një kontratë të tillë.

Siç raporton mediumi danez “Tv2.dk” ishte ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, si që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes.

Tutje siç raportohet nga mediumi danez ministri Haekkerup ka thënë do të rriten edhe kapacitetet në burgjet në Danimarkë.

“Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Penza ka shënuar fitore ndaj Tiranës në udhëtim me rezultat…