Antetokounmpo preket nga Covidi

16 dhjetor 2021 | 14:38

Giannis Antetokounmpo nuk do të luajë kundër Indiana Pacers dhe mund të humbasë spektaklin e Krishtlindjeve kundër Boston Celtikut.

Basketbollisti grek duhet ti nënshtrohet protokolleve të NBA-së, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kampioni aktual në fuqi do të jetë gjithashtu pa Uesli Metjus dhe Donte Di Vinçenzo. Antetokounmpo luajti të dielën në Nju Jork dhe të hënën në Boston.

Ai regjistroi një “triple-double” në fitore në fitoren në “Madison Square Garden” dhe shënoi 20 pikë në humbjen ndaj Bostonit. Ylli i Milwaukee Bucks duhet të ketë dy teste negative PCR para se të kthehet në ekip, pasi duhet të kalojë dhjetë ditë në izolim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha Elizabeth ka anuluar drekën e Krishtlindjeve. Kjo për arsye…