Në aksident komunikacioni në Nju-Jork humbet jetën një shqiptar, një tjetër lëndohet rëndë

16 dhjetor 2021 | 20:25

Sipas departmentit të policisë së Nju Jorkut (NYPD): Një i ri shqiptar i moshës 26 vjeçare ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është në gjendje kritike në aksidentin e ndodhur në Bronx- New York

I riu Kreshnik Kajtazaj është i identifikuri i parë i vdekur në vëndngjarje, ndërsa bashkudhëtari i tij, i plagosur rëndë në aksidentin me makinë pak pasmesnatës, sipas orës lokale 12:15 AM të së enjtes, 16 dhjetor 2021.

Shkaku i vdekjes: 26-vjeçari Kreshnik (Nick) Kajtazaj, nga Bronx, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një përplasje e fuqishme me veturë në një shtylle elektrike, në një nga lagjet më të populluara me shqiptarë në Bronx-New York.

Sipas policisë mendohet se shkak ishte ecja me shpejtësi të madhe, në orët e para të mëngjesit 12:15AM të së enjtes, 16 dhjetor 2021.

Përplasja fatale, sipas tyre, ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen e shqiptarëve Morris Park Avenue dhe Hight Avenue në Bronx, New York.

Mercedes Benz ML320 i vitit 1998 me dy persona ishte në shpejtësi të madhe në expresin Morris Park Avenue, kur shoferi nuk arriti të kontrollonte automjetin në tentative për të bërë një kthesë dhe u përplas në një shtyllë të ndriçimit.

Autoritetet mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjetën brenda veturës dy persona; Kreshnik Kajtazin, që ishte drejtuesi i veturës, (sipas policisë) me plagë të rënda në kokë dhe pasagjeri tij, një 24-vjeçar me plagë të rënda poashtu në kokë. Kajtazaj u deklarua i vdekur në vëndin e aksidentit, ndërsa bashkëudhëtari i tij, u transportua në gjendje kritike në spital.

Kajtazaj ishte vetëm një kilometër larg shtëpisë kur u përplas, tragjikisht, sipas policisë, e cila ndodhej në vëndngjarje.

/Nexhmedin Syla, e enjtë, 16 dhjetorit, 2021 NYC/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u mbajt Kuvendi i Odës së Mjekëve të Kosovës.…