Pasi e futi ShBA-ja në listë të zezë, qeveria shkëput kontratën me kompaninë në veri

17 dhjetor 2021 | 16:29

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se i është shkëputur kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve në veri kompanisë “RAD D.O.O”, që është futur në listën e sanksioneve nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Durmishi ka shkruar se është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten dy kompanitë tjera.

“Nga sot kompania ‘RAD. D.O.O’, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të ShBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ‘Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale’. Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë ‘B Corp’ dhe ‘Europa Parters’ të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në komunikatën për media të Thesarit Amerikan mbi sanksionet për grupin e krimit të organizuar në veri është edhe kompania “Rad D.O.O”, e cila kontrollohet nga Radule Steviq.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda vetëm një muaji, 17 refugjatë dhe emigrantë kanë vdekur…