Sot mot i ftohtë dhe me borë

18 dhjetor 2021 | 08:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje borë.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Afrim Muçiqi në emisionin DPT te Fidani në T7,…