Themelohet shoqata “VATRA” në Suedi

18 dhjetor 2021 | 08:34

Në Nässjö të Suedisë është themeluar shoqata shqiptare “VATRA”, në krye me Eduard Nderu.

Ndërkaq, në ditët e ardhshme lidhur me aktivitet e komuniteti shqiptar në Suedi, do ketë takime të stafit.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate, gjuha, tradita, si dhe aktivitet kulturore dhe sportive do të jenë prioritet i kësaj shoqate. “Shumë i lumtur ju informoj se më në fund kemi shoqatën tonë këtu në Nässjö!. VATRA është nisur të jetë vatra e të gjithë neve pa asnjë dallim. Nuk është e imja, dhe as e askujt personalisht, është e të gjithë neve. Nuk ka Zot e sorollop, është e jona!. Ideja është që të gjithë së bashku ta bëjmë përditshmërinë tonë më të bukur. Duam që të fokusohemi në gjithçka ka të bëjë me komunitetin tonë këtu, ta bëjmë komunitetin tonë të fortë e të bashkuar!”, është thënë në njoftimin e shoqatës “VATRA”, duke u shtuar se gjuha, tradita dhe aktivitete sportive do të jenë prioritet i kësaj shoqate. “Duam të zhvillojmë aktivitete sa më të shumta, për të gjitha moshat. Gjuha, kultura, traditat tona, argëtimi e aktivitet sportive të jenë abc e shoqatës sonë. Duam shumë dhe do marrim sa duhet. Kishim bërë ftesë të hapur për sa i përket krijimit të shoqatës dhe pjesëmarrja e të interesuarve ishte shpresëdhënëse, inkurajuese, pozitive!. Megjithatë, ka akoma shumë nevojë e dëshirë për pjesëmarrje aktive në strukturat e shoqatës për secilin prej jush. Secili prej jush që ka dëshirë të japë, pa asnjë dallim është i mirëpritur”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu është bërë me dije se me datën 21 nëntor komuniteti shqiptare pas mbledhjes vendosi për themelimin e shoqatës e cila me aprovimin e të gjithëve do të emërohet “VATRA”.

“Të gjithë së bashku në mënyrë demokratike dhe me votë të lirë krijuam statusin e shoqatës, shënuam protokollin dhe dërguam dokumentacionin e nevojshëm në zyrat përkatëse. Dhe më në fund na erdhi konfirmimi se ne jemi zyrtarisht një shoqatë shqiptare këtu në Suedi. Puna jonë tani fillon!. Kemi zell, vullnet e dëshirë të bëjmë shumë për komunitetin tonë këtu. Në ditët e ardhshme do ketë takime të stafit. Do diskutojmë shumë, për të bërë shumë!. Megjithatë, stafi mbetet i hapur për këdo pa përjashtim që të bëhet pjesë! Gjithashtu, së shpejti do mundësojmë më tepër informacion mbi statusin dhe do hapim anëtarësimin e të gjithëve në shoqatë”, është thënë tutje në njoftim.

“Kur bëhemi të gjithë bashkë, bëjmë një hap më larg, bëjmë më shumë. Ps: Logo e shoqatës u bë dhuratë nga Marsida Mahilaj. ”Faleminderit ”!. Me respekt Shoqata Shqiptare Vatra”.

Pjesë përbërëse e kësaj shoqate do të jenë:

Kryetar: Eduart Ndreu

Zëvendës kryetar/e: Ardhmira Haxhiu

Arkëtar/e: Sadete Arifaj Dani

Sekretar: Gezim Preni

Vëzhgues: Nazmi Bekteshi

Antarë: Jurgen Spiro, Mirjeta Kadri, Hysni Llapi, Erjon Zenelaj, Alfred Haxhijahja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), bën të ditur se sot…