Astrit Fazliu zyrtarizohet te Feronikeli

02 qershor 2018 | 12:55

Feronikeli ka kompletuar transferimin e sulmuesit Astrit Fazliu nga klubi i Dritës.

“Armata e sulmit të Feronikelit është përforcuar edhe me një emër të ri dhe shumë të njohur, i cili ka bagazh e përvojë të madhe në fushë. Astrit Fazliu është zyrtarisht transferi më i ri që klubi ynë e ka bërë, i cili falë formës së mirë dhe lojës së treguar, ka qenë pjesë e klubeve të shumta në Kosovë dhe jo vetëm”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi.

Në stinorin e kaluar Fazliu ka qenë pjesë e Dritës, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Ferizajn, Ulpianën, Prishtinën, Shkëndijën, Partizanin e Tiranës dhe Flamurtarin e Vlorës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto Martinez ka reaguar ndaj një raporti të televizionit publik…