![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/4186CC4E-03E1-443C-BE32-8E60E3E68C33.jpeg)
ABI CENTER feston ditëlindjen e pesëmbëdhjetë
Njëri ndër drejtuesit e “ABI-t”, Alajdin Fusha, përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka njoftuar se ‘Abi Center’ ka mbushur 15 vjet nga themelimi i saj.
Postimi i plotë i Fushës:
ABI CENTER sot feston datëlindjen e saj të pesëmbëdhjetë. Kjo datë ka domethënien e vet, pra përkon me Ditën e Themelimit të ABI-it, 28 nëntor 1988.
“ABI” sot është aty ku është, e ngjitur në piedestalin më të lartë, dhe vazhdon ta mbajë primatin e biznesbërësit më të besueshëm në treg.
Pesëmbëdhjetë vite si qender tregtare dhe tridhjetetre vite si ndërmarrje nuk është punë e vogël, kjo flet shumë, para së gjithash për profesionalizëm, menaxhim dhe staf të kompletuar. Apo thënë ndryshe, ABI është një kompani ku dalin e prodhohen punëtorë të formuar dhe të gatshëm për t’u prirë proceseve përpara.
Urime!