Kryetari i Malishevës shpërndau dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta

20 dhjetor 2021 | 14:45

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar të hënën shkollën “Ibrahim Mazreku” në këtë komunë, përkatësisht klasën me nxënës me nevoja të veçanta, të cilëve edhe u ka shpërndarë dhurata në prag të festës së Vitit të Ri 2022.

“Në prag të festave të fund vitit, me kënaqësinë më të madhe sot kam vizituar nxënësit me nevoja të veçanta, që vijojnë mësimet në ShFMU ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë. Në cilësinë e kryetarit të Malishevës, këtyre fëmijëve të dashur u shpërndava nga një dhuratë për festën e Vitit të Ri, dhe ju urova shëndet të mirë dhe suksese në vitin 2022”, ka thënë Kastrati, duke shtuar se fëmijët do të kenë përkrahje dhe trajtim të barabartë institucional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyqani i Pavarur Hotelier “Biljardo Club” me numër fiskal: 600376265,…