Kadri Veseli në mitingun për Pavarësinë e Kosovës, në vitin 1992, pagoi dhe organizoi transportin e studentëve

20 dhjetor 2021 | 20:57

Me datë 30 janar 1992, ishte zhvilluar një miting për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.

Njëri nga pjesëmarrësit e atij mitingu në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës i tregoi redaksisë tonë se gjatë mitingut nuk mund të gjenin flamur të Shqipërisë dhe shkuan tek një familje tiranase për ta marrë një flamur. Ata gjetën flamurin dhe me të marshuan rrugëve të Tiranës.

Kadri Veseli atë kohë shpesh e kishte frekuentuar Shqipërinë për trajnime ushtarake, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari dhe Hashim Thaçin etj, por në këtë miting ishte me disa studentë të tjerë.

Njëri nga pjesëmarrësit i cili shihet edhe në foto ka treguar për redaksinë Epilogu se transportin për studentët nga paralagj’ja e Tiranës, Kamza deri tek qendra ku mbahej mitingu, e kishte paguar dhe organizuar Kadri Veseli.

Kadri Veseli konsiderohet njëri nga themeluesit e UÇK, ku pikërisht rreth viteve 1992/1993 kishin filluar edhe sulmet e para guerile ndaj ushtrisë dhe policisë serbe në Drenas. /epilogu/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar ambasadorin…