“Jam unë ajo”, sot në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar

21 dhjetor 2021 | 08:09

Sot, me fillim nga ora 12.00, në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës bëhet leximi skenik i dramës “Jam unë ajo” së autoreve Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj. Me këtë dramë familjare dy autoret trajtojnë temën e nënave që kanë lindur për herë të parë, vështirësitë e tyre për rritjen e foshnjave, për gjendjen emocionale, psikologjike, sociale dhe për pasigurinë e tyre ekonomike. Nëpërmjet përballjes së disa brezave të vjetër dhe të rinj, të disa gjysheve dhe nënave që kanë lindur disa fëmijë në kushte të rënda, edhe në ambiente të shtëpisë e pa u ndarë nga punët e përditshme për asnjë çast, autoret kërkojnë vëmendje më të madhe për nënat e reja dhe për qenien grua. Ani pse drama zhvillohet ndërmjet dy shoqeve të cilat përkujdesen për foshnjat e tyre, për vajzën dhe për djalin, dramën autoret e mbushin edhe me “personazhe” të tjera, të cilat nuk i bëjnë pjesë të veprimit, por të citimit, të këshillave të tyre për rritjen e foshnjave. Duke dëgjuar të ndodhurat e tyre për procesin e lindjes, të paslindjes dhe për sjelljen e burrave dhe të familjarëve të tyre, plasin kundërshtitë mes brezit të ri dhe të vjetër, së këndejmi mes burrave dhe grave. “Unë jam ajo” është një dramë e llojit të teatrit psikanalitik, nëpërmjet së cilës, të papriturat që u ndodhin nënave pas procesit të lindjes, gjatë diskutimit të personazheve aktive dhe pasive, bëhen të pritura, të natyrshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra llogari të mediave sociale janë zbuluar për inkurajimin e…