![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/1280px-FC_Internazionale_Milano_2014.svg_.png)
Sanchez drejt largimit, Interi sytë kah Thuram
21 dhjetor 2021
| 11:22
Alexis Sanchez prite të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi kilian është në bisedime me Barcelonën për një huazim gjatë janarit, derisa Interi tanimë ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e tij. Neroazzurët kanë rikthyer sytë tek një objektiv i vjetër, ai i sulmuesit francez të Borussia Moenchegladbach, Marcus Thuram.
24-vjeçari ishte shumë afër Interit edhe në verë, por një lëndim i rëndë bëri që transferimi i tij të dështoj në Serie A.
Thuram është rikthyer nga lëndimi dhe Football Italia ka raportuar se Inter po mendon transferimin e tij në janar.