Bayern shqyrton riblerjen e Sanchesit
21 dhjetor 2021
| 11:28
Bayern Munich janë duke shikuar opsione për mesfushën.
Corentin Tolisso pritet të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munich, dhe kjo ka bërë që bavarezët të shqyrtojnë opsione për mesin e fushës.
Sipas Calciomercato, Bayern Munich po bëjnë çmos për të nënshkruar me mesfushorin e Lille, Renato Sanches, përcjell lajmi.net.
Sanchesi ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës së Bayern.
Portugezi luante me Bayern tri vite para se t’i bashkohej Lille, në vitin 2019 për 18 milionë euro.