Agron Mehmeti emërohet në krye të QKMF-së në Skenderaj

21 dhjetor 2021 | 11:39

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka emëruar përkohësisht dr. Agron Mehmetin në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Gjendja e rëndë në këtë sektor është e papranueshme, shkaqet dhe arsyet nuk mund të jenë të pakalueshme në raport më kërkesat dhe nevojat e qytetareve, andaj jemi më së të vendosur për t’i dhënë zgjidhje të duhur! Profesionalizmi, vullneti dhe angazhimi mbi bazën e bashkëpunimit korrekt dhe të ndërsjellët, janë çelësi i suksesit. Të priftë e mbara dhe suksese, dr. Agron Mehmeti, në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe aktorja Arta Nitaj ka pasur një postim interesant…