Berisha: Nuk tërhiqem nga kandidimi për kryetar të PD-së

21 dhjetor 2021 | 21:44

Ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar se gara për kreun e ri të Partisë Demokratike do të jetë e barabartë për të gjithë ata që vendosin të kandidojnë.

I ftuar në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News, ish-lideri i PD-së ka shpjeguar se ai nuk tërhiqet nga gara sepse nuk mund të tradhëtojë dëshirën e bazës së PD-së që kërkon rikthimin e tij.

I pyetur sa reale është gara për kreun e ri të PD-së kur kandidatët duhet të përballen me ish-liderin historik, Sali Berisha u shpreh se ai nuk mund t’ia ulë apo ta shtojë autoritetin moral që ka, por e vetmja gjë që mund të bëjë është garantimi i një gare të ndershme.

“Unë nuk mund t’i them atyre erdhëm deri këtu dhe tani do të dorëhiqem. Kjo do ishte tradhëti. A mund të tradhëtoj unë? Kurrë. Do të jetë garë e hapur për të gjithë. Për shumë vite unë jam votuar nga 70-75% e delegatëve. Ka pasur grup që ka menduar ndryshe. Rivalët e mi nuk dilnin jashtë. Zgjedhjet ishin në kryesi”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse marrja e vaksinës nuk është obligative në Kosovë, Zyrtarët…