Kurti merr vaksinën e tretë kundër Covidit dhe atë kundër gripit sezonal

21 dhjetor 2021 | 22:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal.

Kurti ka thënë se mundësia për t’i marrë dyjat në një vend ofron mundësi për t’u mbrojtur nga dyja sëmundjet.

“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit. Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Sidomos kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona, i cili pritet shumë shpejt të vijë edhe në Kosovë, është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë”, ka shkruar Kurti në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ndash gjuani më ujë e ndash më plumba siç keni…