DITËLINDJA E TË PAVDEKSHMIT HEROIT TË KOMBIT TEFIK ZYMBERI ??

21 dhjetor 2021 | 22:10


Ismet Sylejmani

Ka lindur më 21 Dhjetor 1960 dhe ka mbetur i pavdekshëm!

Të prainëshëm e prezent në këtë botë e ka bërë Nëna e Tij Hanifja që e ka sjellur në jetë, por të pavdekshëm dhe përgjithmonë te lindur e të gjalle e ka bere jeta dhe vepra e Tij atdhetare, e ka bërë rënia në krye të detyrës në shërbim të popullut dhe Atdheut, si ushtarë besnik e komandant i lavdishëm i UÇK-së!

Heroi i Kombit Tefik Zymberi benë pjesë në atë shtresë të gjeneratave të popullit shqiptar, që veprimtarinë atdhetare dhe patriotike, përpjekjet dhe luftën e armatosur për çlirim i bënte me vetëdije të madhe dhe me gatishmëri të rrallë e të pa imagjinueshme për liri e pavarësi të Kosovës!

Tefik Zymberi bënë pjesë në mesin e atyre lindjeve të mëdha të cilat, me jetën dhe me veprën e tyre, kurrë nuk pushuan së vepruari dhe kurrë nuk e ndalen ritmin e hapit të tyre gjigant në detyrën e shenjtë e të shtrenjtë të çlirimit të Atdheut nga pushtuesit dhe tradhtarët!

I denuar me burg për pjesmarrje në demostrata dhe me qendrim të madh atdhetar në burgjet e pushtetit jugosllav në Kosovë, ishte nga të rrallët që në burg ishte bashkë me vëllaun e Tij, burrin e shquar dhe atdhetarin e madh e të devotshëm Bajram Zymberin!

Me shumë shokë kishte qenë në vuajtje të dënimit, por prej të gjithëve më së shumti i kishte lënë mbresa të mëdha e të pashlyeshme shoku i dhomës në burgun e Ferizajt, Heroi i Kombit Afrim Abazi!

Pas mbytjes në torturë dhe hudhjes nga dritarja e UDB-së të Heroit të Kombit Afrim Abazi, Heroi i Kombit Tefik Zymberi tërë jetën e Tij e ka luftë të pandërprerë në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Në LPK, në LDK dhe në UÇK!
Veprimtarë i devotshem dhe besnik i LPK-së!
Aktivist me dinjitet e kurriz i LDK-së!
Njëri prej themeluesve, dhe më vonë ushtarë e komandant i UÇK-së!

Heroi i Kombit Tefik Zymberi, ka qenë nga të rrallët që e ka ditur, se kishte lindur për të shérbyer për Komb e Atdhe, dhe në fund për të vdekur sikur me le!

Ishte ndër të rrallët e rrallë që e dinte se edhe vdekjen do ta vendoste në shërbim të çështjes se madhe të Atdheut!

Dhe ia doli, ra për të mos vdekur kurrë!

U bë Diell për Atdheun!

Tefiku me bashkëshorten e Tuj Nushen, përseritën me origjinalitet qiftin e Heronjëve të Kombit Fehmi e Xheva Lladrovci!

Urime ditëlindjen i pavdekshmi i madh dhe i rrallë, Heroi i Kombit Tefik Zymberi!

Prishtinë, 21 Dhjetor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë edhe dozën e…