Haxhi Krasniqi kampion i Evropës, mposhti rusin Kashtanov

03 qershor 2018 | 00:28

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, e ka fituar titullin e kampionit të Evropës EBU pasi e mposhti rusin, Stanislav Kashtanov, në një meç të zhvilluar të shtunën mbrëma në Gjermani.

Robin Krasniqi, i njohur më mirë si Haxhi Krasniqi, dominoi duke i dhënë goditje të forta kundërshtarit të të tij pothuajse në çdo rund nga 12 sa zgjati meçi.

Pas këtij triumfi, ai do të ketë rastin që të kërkojë titullin e kampionit të botës, një brez të cilin e kërkon dhe për të cilin po punon shumë në vitet e fundit 31-vjeçari nga Juniku, i cili edhe një herë bëri krenar të gjithë shqiptarët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e 200 delegatëve, të shtunën është mbajtur Kuvendi…