Skandaloze: Gjykata e Apelit në Serbi e legalizon termin ofendues e racist “šiptari”

22 dhjetor 2021 | 11:52

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një dokument në të cilin thuhet se Gjykata e Apelit në Beograd të Serbisë e ka aprovuar termin ofendues “šiptari”.

Çitaku e ka publikuar një dokument të këtillë në llogarinë zyrtare të saj në “Twitter”, duke thënë se një vendim i këtillë është i kundërligjshëm.

“Gjykata e Apelit në Beograd legalizon termin fyes ‘siptari’ duke refuzuar ankesën e ANMC-së në padinë kundër Ministrit të Brendshëm të Serbisë. Ky vendim është i gabueshëm në rrafshe të shumta”, ka shkruar Çitaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tridhjetë grave të Gjilanit u janë shpërndarë të mërkurën kontratat…