Shpejtësia e madhe, rrotullohet kamioni me “Coca Cola” në Prishtinë

22 dhjetor 2021 | 12:02

Një kamion është rrotulluar në Prishtinë si pasojë e shpejtësisë. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihen disa arka me shishe të rrëzuara në rrugë.

Sipas informacioneve në rrjetet sociale, kamioni ka qenë i ngarkuar me arka me shishe të qelqit të markës “Coca Cola”.

Qytetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë filluar mbledhjen e shisheve dhe arkave, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është parë ende Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski ka sqaruar se fjalët e Lionel Messit drejtuar…