KRU “Gjakova” apel qytetarëve të kenë kujdes ndaj ujëmatësve, ngrirja mund të shkaktojë dëmtime

22 dhjetor 2021 | 16:37

KRU “Gjakova”, apelon qytetarët të kenë kujdes ndaj ujëmatëseve, sidomos ata që kanë ujëmatësit të vendosur në ambiente të hapura sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike.

Njoftimi i plotë:

Me rënjen e temperaturave, KRU “Gjakova” apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur në ambiente të hapura.

Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim…