Interi mposhti Torinon, përfundon vitin në vendin e parë

22 dhjetor 2021 | 20:41

Interi ka arritur të fitojë minimalisht në Meazza ndaj Torinos me rezultatin minimal 1-0.

Goli u realizua në minutën e 30-të nga holandezi Dumfries. Goli ka ardhur pas një topi të rikuperuar në zonën zikaltër dhe më pas nisën një kundërsulm të shpejtë ku Dzeko asiston Dufries dhe ky i fundit e dërgon në rrjetë.

Loja ka qënë totalisht e barabartë pasi Torino rrezikoi disa herë por nuk u tregua konkrete në realizimin e golit.

Interi e ka mbyllur tashmë vitin 2021 në vendin e parë në kuotën e 46 pikëve si kampione e dimrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovëska njoftuar se me rastin e vizitës së…