Ndalet rryma në teatër, shfaqja mbetet në gjysmë

22 dhjetor 2021 | 21:58

Aktori Kushtrim Sheremeti ka njoftuar se u është ndalë rryma në Teatrin Kombëtar në mes të shfaqjes.

Ai tha se as gjeneratorin nuk kanë mundur ta fusin në funksion, prandaj i është dashur ta anulojë shfaqjen me publikun plot, njofton Klan Kosova.

“KEDS e ndal rrymën fiks ne ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2-3 vjet dhe si pasojë anulohet shfaqja Lela & Co, ndërsa salla ishte plot me publik”.

KEDS ka paralajmëruar nga dy orë reduktime në gjithë vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka arritur të fitojë minimalisht në Meazza ndaj Torinos…