Turqit festojnë para daulles dhe surles pas forcimit të lirës

23 dhjetor 2021 | 08:03

Një burrë, i kënaqur me rënien e kursit të këmbimit pas deklaratave të presidentit dhe kryetarit të AKP-së, Recep Tayyip Erdogan, filloi të kërcente nën shoqërimin e daulleve dhe surleve.

Cemal Çakır, polici i pensionuar që jeton në Samsun, shfrytëzoi daullet dhe surlet për t’u tallur me njerëzit që mendonin se do të zhvlerësohet lira turke.

Një qytetar që ka regjistruar momentin, i cili ishte në mes të rrugës teksa po kalonte rrugën, fillimisht mendoi se ‘ka një dasmë’.

“Tingulli i daulleve dhe surleve është vërtet i këndshëm. Nëse nuk do të më vinte turp, do të luaja edhe unë. Urime kujtdo që e ka bërë këtë. Në fillim mendova se kishte dasmë, mendova se do të vinin të merrnin një nuse. Është hera e parë që hasem në një gjë të tillë”, tha ai.

Ndryshe, lira turke gjatë ditës së djeshme ka fituar pikë kundrejt dollarit amerikan dhe tani një dollar këmbehet me 12.25 lira. 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka marr fitore si mysafir me rezultat 2-1…