Katër futbollistë të Realit shërohen nga Covid-19

23 dhjetor 2021 | 20:59

Real Madridi ishte pa disa nga yjet kryesorë të skuadrës në takimin ndaj Athletic Clubit shkaku që ishin pozitivë me Covid-19.

Plot 12 futbollistë të Realit munguan shkaku që ishin pozitivë me Covid-19, ose kishin simptoma.

Mirëpo, tani “Los Blancos” ka marrë lajme të mira, pasi katër yje veçse kanë dalë negativë në analizat e fundit. Luka Modriq, David Alaba, Gareth Bale dhe Rodrygo janë futbollistët që kanë testuar negativë në analizat e mëngjesit.

Ndërkohë, Real Madridi e mbylli me fitore këtë vit, duke triumfuar ndaj Bilbaos me rezultat të ngushtë 1-2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, të enjten, ka shkëputur të…