Dronët ushtarakë turq shqetësojnë SHBA-në: Washingtoni vihet në lëvizje

23 dhjetor 2021 | 22:19

Uashingtoni ka “shqetësime të thella” lidhur me shitjet të cilat mund të bien ndesh me kufizimet e SHBA-së për armët në Addis Abeba, tha një zyrtar i lartë perëndimor.

Lufta njëvjeçare mes qeverisë së Etiopisë dhe udhëheqësve të rajonit verior Tigrei, ndër konfliktet më të përgjakshme të Afrikës, ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve e ka zhvendosur miliona njerëz.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se i dërguari i SHBA-së në Bririn e Afrikës, Jeffrey Feltman, “ka folur rreth njoftimeve për përdorimin e dronëve të armatosur në Etiopi dhe rrezikun e dëmtimit të civilëve” gjatë një vizite në Turqi javën e kaluar.

Një zyrtar i lartë turk tha se Uashingtoni e përcolli shqetësimin në disa takime, ndërsa ushtria dhe qeveria e Etiopisë nuk iu përgjigj kërkesave të hollësishme për koment.

Turqia, e cila po shet dronë në disa vende në Europë, Afrikë dhe Azi, ka hedhur poshtë kritikat se ajo po luan një rol destabilizues në Afrikë dhe ka thënë se është në kontakt me të gjitha palët në Etiopi për të nxitur negociatat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka alarmuar një muaj më…