![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/haradinaj.jpeg)
Haradinaj: Hiqeni orën policore, po ua vështirësoni pushimet mërgimtarëve
24 dhjetor 2021
| 11:36
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fillim të seancës së Kuvendit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta heqë orën policore pas ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit.
Haradinaj tha se ora policore është e pakuptimtë dhe nuk po aplikohet në asnjë vend tjetër.
“Pse ndalesa nga mesnata në mëngjes? Nëse e marrim kohën që mërgimtarët rrinë në Kosovë, p.sh 2 javë, e nëse ia heqim orën policore, i bie që po rrinë një javë e gjysmë. Mërgimtarëve po ua vështirëson edhe kohën që po qëndrojnë”.
“E lus ministrin e Shëndetësisë që ka ardhur nga Amerika t’i tregojë kryeministrit t’vet se ora policore nuk aplikohet në asnjë vend, që ka kufizime për shkak të pandemisë”, ka thënë Haradinaj.