Milaim Zeka: Do ta tradhtoja gruan me Yuri Kim për hir të dashurisë që kam për Amerikën

24 dhjetor 2021 | 16:45

Milaim Zeka herë e ka mohuar të ishte i martuar e herë e ka pranuar se në jetën e tij kishte një grua. Dhe për këtë “ngatërresë” fajin ia linte Covidit.

I pyetur për Yuri Kim, ambasadoren e ShBA në Shqipëri, ai nuk hezitoi të shprehte pëlqimin e tij e madje të shkonte përtej kësaj.

Dajana: Po Yuri Kim?

Milaim Zeka: Unë jam i dashuruar te Yuri Kim dhe është e vetmja femër më të cilën unë do e tradhtoja gruan time.

Dajana: Atëherë, ti paske grua, pra qenke i martuar?

Milaim Zeka: Unë do e tradhtoja gruan me Yuri Kim për hir të dashurisë që kam për Amerikën dhe kam thënë në foltoren e Parlamentit të Kosovës se nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan tre ditë, unë nuk do të fle tre muaj. /Oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Semaforët janë ndalur nëpër Prishtinë, duke shkaktuar kaos në trafik,…