Kryetari i Malishevës uron qytetarët për Krishtlindje: Harmonia ndërfetare është vlerë e jona ndër shekuj

24 dhjetor 2021 | 20:20

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, në vigjilje të Krishtlindjeve sot ka qenë për vizitë në Kishën katolike në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku është pritur nga Dom Franë Kolaj, një njeri me vlera të larta kombëtare e intelektuale.

“Solidariteti dhe harmonia ndërfetare janë vlerat tona ndër shekuj, të cilat do t’i kultivojmë në vazhdimësi”, ka shkruar Kastrati.

Në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, Kastrati ka shprehur urimet më të sinqerta për të gjithë qytetarët e besimit katolik.

Për shumë mot Krishtlindjet, ka shkruar në fund, i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup qytetarësh ka njoftuar se të hënën, më 27…