Lladrovci pret në takim Gjeneral Agim Çekun, Hysen Shahinin dhe Muharrem Mahmutajn

24 dhjetor 2021 | 22:14

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim Gjeneral Agim Çekun, ish kryeministër i Republikës së Kosovës, Hysen Shahinin, ish shef i shtabi të Zonës Operative të Nerodimës dhe Muharrem Mahmutajn, ish këshilltar i Kryeministrit Çeku dhe i ish-ministrit, Hajderin Kuçi, nga të cilët mori urimin për marrjen e mandatit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për urimin dhe ka evokuar kujtime gjatë punës shumëvjeçare me të pranishmit.

Gjeneral Çeku, ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për marrjen e mandatit dhe ka uruar që qeverisja e mirë, demokratike e transparente ndaj qytetarëve të Drenasit, të vazhdoj edhe gjatë kësaj periudhe të qeverisjes lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…