12 pacientë me Covid dhe 27 me post-Covid po marrin trajtim mjekësor

25 dhjetor 2021 | 11:21

12 pacientë me Covid-19 pozitivë dhe 27 me post Covid-19, po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e datës 25 dhjetor 2021.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 2 pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë të spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ruse bllokuan ueb-faqen e organizatës, OVD-Info, ndryshe vëzhgues i…