Tallja e Kurtit dhe e Qeverisë së tij me hallet e qytetarëve

25 dhjetor 2021 | 13:40

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se kryeministri Kurti po ofendon qytetarët, të cilëve duhet t’iu shërbejë, duke i’u thënë se “rryma nuk ruhet në frigorifer”.

“Ministrja Rizvanolli po u thotë qytetarëve, pa pikën e respektit, kursejeni rrymën sepse ‘në fund të fundit, ju do të jeni që do ta paguani’. Një tjetër zyrtar tjetër po u thotë qytetarëve se një poç elektrik ‘zakonisht e mbani ndezur në banjë’. Kjo qasje e Kurtit dhe vartësve të tij flet se si e trajtojnë këta zyrtarë shtetërorë krizën energjetike me të cilën po përballen qytetarët. Pra, brenda zyreve të Qeverisë ku diskutohet për këtë krizë, diskutohet me gjuhë ofenduese, përbuzëse e humori të zi”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka thënë se sot, kryeministri Kurti nuk po u jep përgjigje qytetarëve se si do të përballohet kjo krizë.

“Kurti, që fajësonte qeveritë e kaluara për çmimin e rrymës, nuk po i përgjigjet qytetarëve se çka do të bëjë që të mos shtrenjtohet energjia elektrike për 40%? Albin Kurti nuk po interesohet për hallet e vërteta të qytetarëve të këtij vendi. Ai po mundohet vazhdimisht t’i injorojë ato. Prandaj, nuk e gjeni për t’u ballafaquar as në debate televizive apo në tryeza, sepse as nuk dëshiron që të diskutojë për to. Edhe në ato paraqitje të rralla, për mos-reagimin e tij, ai vazhdimisht po mundohet të fajësojë të tjerët”.

“Kur është në Kosovë ai ankohet para qytetarëve dhe nuk ndërmerr asgjë. Kur është jashtë Kosovës, ai u flet homologëve të tij se si vendi ynë po përjeton ‘ringjalljen dhe rritjen e pashembullt ekonomike që nga paslufta’. Siç duket, xhamat e xhipave të zinj, po ia pamundësojnë z. Kurti që ta shoh mirë realitetin”, ka shkruar Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Rahoveci, sikurse e gjithë Kosova, është duke u përballur…