![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/5E60C9AB-109D-4499-80FF-492507DECA17.jpeg)
Shpërthim në objektin e KEDS-it, një i lënduar
25 dhjetor 2021
| 14:01
Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh në zyrat qendrore të KEDS-it në Prishtinë, ku edhe një person është lënduar.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, duke treguar se i lënduari është dërguar në spital.
“Ka ndodhur një shpërthim gjatë operimeve. Një punëtor është lënduar gjatë inspektimit. Është njoftuar policia dhe ndihma e shpejtë. Punëtori është jashtë rrezikut për jetë nga të dhënat që i kemi marrë nga spitali”, ka thënë Buzhala për Express.