Skrinar i hapur për një largim nga Inter

25 dhjetor 2021 | 14:10

Milan Skriniar nuk do të refuzonte një lëvizje jashtë vendit, edhe pse ai ‘nuk po mendon të largohet nga Interi’, ndërsa shpjegon dallimet mes trajnerëve Antonio Conte dhe Simone Inzaghi.

Mbrojtësi është lidhur vazhdimisht me një largim nga San Siro, pasi kontrata e tij do të skadojë në qershor 2023.

“Një përvojë e re jashtë vendit nuk është kurrë një gjë e keqe, por duke thënë këtë, jam shumë i lumtur në Inter”, tha sllovaku për gazetën Corriere della Sera.

“Nuk po mendoj të largohem, jam i lumtur këtu. Megjithatë, kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Nuk kemi folur ende për një rinovim, pasi kontrata ime është deri në vitin 2023”.

“E dija se do të vija në një klub historik, edhe nëse ishte një klub që në atë kohë kishte vështirësi. Ishte e vështirë të kaloje nga një mbrojtje me katër lojtarë në tre, pasi nuk e kisha bërë kurrë më parë”.

Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi, ka një qasje shumë të ndryshme ndaj menaxhimit të lojtarëve dhe krijoi një atmosferë shumë më të relaksuar në terrenin stërvitor Appiano Gentile, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

“Inzaghi është si një shok skuadre. Ai na kupton, na flet, qesh dhe bën shaka. Bëmë shaka me Conten, por kryesisht pasi kishim fituar Scudetton”.

“Tani ndihemi më të lirë dhe këtë mund ta shihni edhe në fushë. Unë jam qendërmbrojtës, por ndonjëherë luajë edhe në sulm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një…