Aksioni i sotëm në veri, Sveçla njofton se ka pasur rrjedhje të informacioneve

25 dhjetor 2021 | 15:32

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë zhvilluar sot një aksion në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me anë të një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se ka dyshime se për këtë aksion ka pasur rrjedhje të informatave.

Kjo për arsyen sepse në një nga lokacionet po mungonte infrastruktura e veprimtarisë së dyshuar të jashtëligjshme.

“Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, ka thënë Sveçla.

Postimi i plotë:

Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente.

Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin 24-orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar 16…