EIB aprovon kredinë prej 28.9 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut për gazsjellësin me Greqi

25 dhjetor 2021 | 16:58

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka konfirmuar se ka aprovuar kredinë prej 28.9 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e pjesës 68 kilometërshe të gazsjellësit të ri me Greqinë.

Kredia e re e EIB vjen pas grantit 12.4 milion eurosh nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), ka thënë EIB.

Pjesa në Maqedoninë e Veriut e gazsjellësit të ri me Greqinë do të fillojë në kufirin me Greqinë dhe do të përfundojë në qytetin Negoino. Ndërtimi do të fillojë në fillim të vitit tjetër, ka konfirmuar Ministri Kreshnik Bekteshi.

Maqedonia e Veriut do të kontribuojë me 54 milion euro në shumën e përgjithshme të investimit në gazsjellësin e ri, që pritet të arrijë në 100 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarët të cilët janë duke ardhë në Kosovë për festat…