Pesë viktima dhe 280 raste të reja me Covid në Maqedoni

26 dhjetor 2021 | 18:03

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.929 testime, ndërsa 280 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Në orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 17 nëntor, deri 22 dhjetor.

Kurse ISHP ka regjistruar 156 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 223.211, prej të cilëve 210.475 janë shëruar, ndërsa 7.904 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 4.832.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të…