Paralajmërimet për vërshime në Deçan dhe Junik, ‘Hidrodrini’ rrit shkallën e gatishmërisë

26 dhjetor 2021 | 18:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme si pasojë e reshjeve mund të ketë vërshime në Deçan dhe Junik.

Nga Kompania Rajonal e Ujësjellësit “Hidrodrini”, bënë me dije se është rritur shkalla e gatishmërisë duke e angazhuar edhe ekipe në terren.

“Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, ka nxjerrë vendim të rritjes së shkallës së gatishmërisë dhe vetkontrollit në komunat respekive dhe të njejtin vendim ua ka komunikuar edhe shefave të njësive përkatëse të KRU ‘Hidrodrini’ në Deçan dhe Junik”.

“Në të dyja komunat, ekipet e terrenit kanë marrë masat e para dhe janë duke u koordinuar në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet komunale respektive. Shkalla prevenuese e gatishmërisë është ngritur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë! Në secilin rast që konsumatorët e shohin të nevojshme asistencën në ndonjë shërbim apo koordinimin, luten ti drejtohen Njësive përkatëse në komunat e tyre”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se…