Aksident i rëndë trafiku në Klinë, flasin nga Policia

26 dhjetor 2021 | 19:55

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Zajm të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se bëhet fjalë për një aksident ku disa persona kanë marrë lëndime të rënda.

“Mund të konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25, në fshatin Zajm të Klinës. Disa persona kanë marrë lëndime të rënda. Së shpejti do të njoftoheni për detaje shtesë”, tha Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka…