Pas përleshjes në Pejë, policia arreston dy persona dhe konfiskon një revole

26 dhjetor 2021 | 22:06

Policia e Kosovës, këtë të diel është njoftuar për një përleshje fizike në mes të disa personave.

Sipas policisë, të dyshuarit e këtij rasti kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas shikimit të kamerave të lokalit në policia, njëri nga të dyshuarit vërehej se ka poseduar armë zjarri.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy nga të dyshuarit, dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur banesat e personave tё dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tek të dyshuarit janë konfiskuar një pistoletë e tipit Stoeger, dy karikator, 18 fishekë dhe një pistoletë shkreps.

“Dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë, ndërsa njëri nga personat e dyshuar ende gjendët në arrati”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një spikere lajmesh e ITV njoftoi gabimisht vdekjen e Papës,…